Varja ne burg, autopsi Sait Rushitit
Albeu.com
Ende nuk ka asnjë prononcim zyrtarë lidhur me vdekjen e djeshme të Sait Rushitit, për të cilin u tha se kishte bërë vetvrasje në qelinë e burgut në Idrizovë.Avokatja e tij, Divna Pavllovska tha se trupi i Rushitit ndodhet për autopsi në institutin e mjekësisë ligjore në Shkup. Sipas të dhënave, rojet e burgut e gjetën atë në momentet e fundit të jetës, i mbytur me çarçaf në qelinë e tij. Megjithë dërgimin e shpejtë në reanimacion, Rushiti nuk mundi të mbijetonte. Policia tha se çarçafi me të cilin ishte varur Rushiti, ishte mbërthyer në hekurat e qelisë, ndërkohë që hetimet do të tregojnë rrethanat e vetëvrasjes. Sait Rushiti ishte në nga të akuzuarit për rrëmbimin dhe keqtrajtimin e punëtorëve të “Mavrovës”. Rushiti ishte dënuar me 15 vjet burg për vrasje dhe rrëmbim. Ai i ishte vetëdorëzuar policisë në vitin 2004. (alsat-m)
Shtuar më 23/05/2010, ora 23:23
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori