Var veten në ditë feste gruaja në Memaliaj
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Memaliaj ku një 72-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e saj.

"Më datë 14.03.2018, ora 10:15, në lagjen Nr.1, në qyetin Memaliaj, në dhomën e gjumit është gjetur e vetvarur shtetasja M.M, 72 vjeçe, e cila jetonte e vetme".

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

Shtuar më 14/03/2018, ora 13:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori