Vapa ne Shqiperi, temperatura kalon 40-shin
Albeu.com
Sipas meteorologëve në Shqipëri, temperaturat do të vijnë në rritje dhe gjatë ditës së sotme, ku pritet që termometri të shënojë plot 40 gradë celcius, vlera këto që do ruhen edhe gjatë fillimit të javës që po vjen.Sipas parashikuesve të motit, edhe ditët që sapo lamë pas nuk kanë qenë shumë më të ulëta, pasi në qytete si Kuçova apo Berati, zhiva e termometrit ka shënuar mbi 38 gradë celcius. "Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta, - ka shpjeguar meteorologia, Lajda Porja. - Pritet të jemi me mot të kthjellët dhe me këto vlera të temperaturave deri në datën 24 korrik. Duke filluar që nga e enjtja e javës tjetër ne presim të kemi një rënie, por kjo rënie do jetë me 3-4 gradë, pra jo shumë e ndjeshme", - ka shpjeguar më tej ajo. Në ktë situatë, kur zhiva e termometrit vijon të rritet, mjekët këshillojnë të gjithë popullatën që të evitojnë daljet, sidomos në orët e drekës, kur janë dhe temperaturat më larta, ndërkohë që ende nuk është raportuar të ketë pasur viktima nga vapa. Kjo valë e të nxehtit afrikan, e cila ka përfshirë edhe vendin Kosovën, ka pushtuar një pjesë të mirë të Europës, ndërsa epiqendra është Italia që po përballet me temperatura shumë të larta.
Shtuar më 18/07/2010, ora 16:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori