Vapa ikën me gushtin? Ja si pritet të jenë temperaturat në ditët e ardhshme
Pëlqej
Vala e të nxehtit ose sic është quajtur me të drejtë “Luciferi” pritet te marre fund këtë fundjave.

Sinoptikanet e Meteoalb parashikojnë se deri ne fund te gushtit do te vazhdoje te këtë temperatura tipike te këtij muaji, jo me shume se 36 grade.

E shtuna dhe e diela do të sjellë rënie drastike të temperaturave. Kjo ndodh pas largimit të valës të së nxehtit e quajtur ndryshe “Lucifer”.
10-ditëshi i dytë i gushtit parashikohet të jete në vlera maksimale 34 apo 35 gradë celcius.

Edhe 10 ditëshi i fundit i gushtit do të luhatet në këto vlera sipas sinoptikanëve, nga 33 deri në 36 gradë celcius.

Reshjet do të jenë të pranishme këtë fundjavë por në sasi shumë të pakta. /albeu.com/

Shtuar më 11/08/2017, ora 22:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori