Vapa ekstreme shënon viktimën e parë në Shqipëri
Është shënuar viktima e parë nga temperaturat ekstreme në vendin tonë.

Bëhet fjalë për Zeman Kushon, 66-vjeç, i cili është është gjendur i pajetë në Bajkaj të Delvinës nga banorët e zonës.

Dyshimet e para janë se i ndjeri ka ndërruar jetë si pasojë e temperaturave të larta, që i kanë shkaktuar komplikacione shëndetësore.

Familja ishte në kërkim të Kushos prej dy ditësh, për arsye se 66-vjeçari ishte zhdukur pasi kishte dalë të konsumonte një kafe në lokalin e lagjes ku banonte në fshatin Stjar.
Shtuar më 14/08/2019, ora 14:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori