Vangush Dako i përgjigjet Lefter Kokës në prani të Saimir Tahirit (VIDEO)
Edhe pse u duk se shkarkimi i Manjanit shfryu të paktën për momentin tensionet në maxhorancën e majtë, valët e goditjes së akuzave të disa ditëve më parë nga ministrat dhe deputetët e LSI-së vijojnë ende.

Në një dalje publike në krah të Saimir Tahirit, Vangush Dako tha se nuk merret me fjalë, por me punë kur u pyet për akuzat e drejtpërdrejta të Lefter Kokës duke premtuar gjithashtu se përgjigja do të jepet në zgjedhjet e qershorit.

"Unë nuk merrem me llafe dhe deklarata merrem me punët dhe problemet e qytetit. Janë qytetarët që vlerësojnë punën dhe kontributin e gjithsecilit. Përgjigjen do ta merrni në zgjedhjet e qershorit"., - tha ai.

Ashtu si Dako, edhe Tahiri ka qenë në objekt të akuzave të ministrave dhe deputetëve të LSI-së dhe dalja e tyre krah për krah nuk duket aspak e rastësishme tani, kur duket se Rama e ka fituar raundin e parë të duelit me Metën. /Albeu.com/
Shtuar më 01/02/2017, ora 11:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori