Vangjush Dako të hënën në Kuvend, ja arsyeja
Pas kërkesës së opozitës, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka vendosur që të thërrasë në një seancë dëgjimore Ministren e Kulturës, kryebashkiakun e Durrësit, Unionin e Ekspertëve Mjedisorë të Shqipërisë, Përfaqësues të Institutit të Arkeologjisë dhe Aleancën e Mbrojtjes së Vlerave Kombëtare pas zbulimeve arkeologjike në qytetin bregdetar që u pasuan me debate duke sjellë edhe pezullimin e gërmimeve.

Por opozita, pavarësisht se vendosi që të thërrasë institucionet në seancë dëgjimore nuk do të marrë pjesë në komision për shkak të bojkotit politik.

Kështu ditën e hënë, kur është përcaktuar zhvillimi i seancës dëgjimore opozita nuk do të jetë e pranishme, por mbledhja do të drejtohet nga shumica, n/ kryetari Peza, në mungesë të Genc Pollos, shkruan durreslajm.

Në rend të ditës në komision e Medias

Seancë dëgjimore në lidhje me zbatimin e legjislacionit për trashëgimin kulturore në qytetin e Durrësit, gjatë ndërtimit të një vepre të re urbane :

Të ftuar:
Ora 10.00
– Unioni i Ekspertëve Mjedisorë të Shqipërisë (UEMSH)
-Aleanca e Mbrojtjes së Vlerave Kombëtare (AMVK)
Ora 11.00
-Znj. Mirela Kumbaro , Ministre e Kulturës
-Vangjush Dako , Kryetar i Bashkisë
-Përfaqësues të Institutit të Arkeologjisë./Albeu.com/
Shtuar më 11/02/2017, ora 07:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori