Berisha i jep postin e rëndësishëm në PD, Klevis Balliut

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se deputetin Klevis Balliu e ka emëruar hef Organizimi i Partisë Demokratike, duke e bërë kështu përgjegjës për organizimin e strukturave të partisë.

Njoftimi:

Klevis Balliu është emëruar Shef Organizimi i Partisë Demokratike. Ai do të jetë përgjegjës për organizimin e strukturave të PD.

Pak ditë para protestës së 7 korrikut, Balliu, një ish-deputet i njohur për angazhime të forta në mbështetje të protestave dhe lëvizjeve qytetare, merr detyrën e re në strukturën organizative.

Balliu është autor i librit “Misioni i Unazës”, një prej betejave të Partisë Demokratike ku ai kishte një rol protagonist./albeu.com


Shtuar 27.06.2022 19:16