Vangjel Tavo nxjerr të “palarat” e qeverisë në median greke: Policia shqiptare mbështet kriminelët

Prej disa ditësh kemi parë një krisje të thellë mes kolicionit qeverisës PS-LSI, ku u pasur nga deklarata të njëpasnjëshme dhe u finalizua me shkarkimin e ish-ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani.

Por aty ku pritej që gjërat të shkonin më keq, vetë kryetari i LSI, njëkohësisht kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, deklaroi se nuk ka një krisje të tillë, dhe duhet të distancohemi nga deklaratat personale të individëve.

Por pavarësisht se Meta ka vendosur ti sheshojë gjërat në kampin qeverisës, jo të gjithë deputetët e LSI mendojnë kështu.

Ditën e djeshme në një intervistë për median greke, “TV Star”, deputeti Vangjel Tavo vazhdoi me akuzat e rënda ndaj policisë së Shtetit.

Gjatë intervistës ai denoncoi fortë lidhjet e policisë me krimin dhe pjesëmarrjen e saj në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.

Policia të mos mbështesë kriminelët, por të merret me problemet e njerëzve, me grabitjet, bastisjet, me vjedhjet. Mbjellja e kanabisit këtu është kthyer në një fenomen dhe në shumë raste policia ka lidhje me personat që kultivojnë kanabis. Dje i quajta kriminelë”, bëri deklaratat e forta deputeti Tavo për “TV Star”.

Duket se pavarësisht se Ilir Meta me Petrit Vasilin i mbyllën momentalisht “pazaret” me Edi Ramën dhe kanë urdhëruar një armëpushim, nuk janë të të njëjtit mendim këtë herë shumë eksponentë të njohur të LSI-së.

Edhe pse elementët janë të paktë dhe është herët të thuhet, e gjitha kjo ngjan si një “rebelim” ndaj mënyrës tashmë të dalë boje, se si i ndërton marrëdhëniet në koalicion kryetari i tyre duke keqpërdorur ministrat dhe deputetët e tij në funksion të marrëdhënieve të tija me Ramën/Albeu.com/


Shtuar më 01/02/2017, ora 10:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori