Gjatë mesditës, grupi parlamentar socialist ka propozuar dy kandidatë për anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Albana Shtylla dhe
Vangjel Kosta, janë dy kandidatët e propozuar nga PS, pas shkarkimit nga Kuvendi të nënkryetarit të KLD, Elvis Çefa dhe anëtarit tjetër Lulzim Lelçaj.
Vangjel Kosta ka shërbyer si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë, ndërsa tashmë ushtron profesionin e avokatit, ndërsa
Albana Shtylla ka qenë anëtarë e KQZ. Ndërkaq, kandidaturat pritet të marrin miratim në Komisionin e Ligjeve, para votimit në Kuvend. /albeu.com/
Shtuar më 27/10/2014,
ora 14:24