Vangjel Dule shpërthen ndaj Ramës: Narcizist, bën monologje delirante pa kuptim
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama duke e cilësuar atë “narcizist dhe burim të pashtershëm monologësh delirante”.

Teksa merrte pjesë në 196-vjetorin e Festës Kombëtare të Greqisë në Finiq, event i cili bashkoi bashkë dy liderët e partive minoritare që prej vitesh janë të parë të ndarë, Dule theksoi se ka shumë çështje që i bashkojnë PBDNJ me MEGA-n.

INTERVISTA E DULES

Përshëndetje zoti Dule, minoriteti ka dy forca të mëdha politike PBDNJ dhe Mega, prej katër pesë vitesh ju votoni të ndarë, festa Kombëtare që ju ka bërë bashkë, në zgjedhjet e 18 qershorit a do të dilni bashkë?

Po është shumë e vërtetë. Por duhet të keni parasysh se gjërat që na ndajnë janë shumë të vogla krahasuar me çështjet që na bashkojnë dhe ajo që na bashkon është interesimi për garantimin e respektimit e të drejtave të pjesëtarëve të minoritetit etnik grek, garantimi i një jete normale me perspektivë zhvillimi me siguri për të gjithë pjesëtarët e tij.

Bëhen përpjekje intensive, besoj se do të kemi edhe rezultatet e duhura edhe për zgjedhjet e 18 qershorit. Veçse nuk duhet qe të harrojmë se edhe një formacion tjetër politik kishte ekzistuar vite përpara siç ishte LDLNJ.

Me përpjekje sistematike, të vazhdueshme me sinqeritet arritëm bashkimin e dy subjekteve politike.

Kjo besoj se kjo do të ndodhë edhe me partinë Mega. Ato të cilat na bashkojnë do vijë natyrshëm momenti që do të prevalojnë mbi çështjet e vogla janë të ditës krahasuar me ato që janë strategjike.

Si i keni marrëdhëniet me Kiçon?

Janë marrëdhënie njerëzore shumë të mira dhe marrëdhënie politike të një komunikimi të vazhdueshëm.

Ditët e fundit në Sarandë me kërkesë të Megës u bë një konferencë kombëtare ku merrte pjesë edhe kryeministri Rama.
Kryeministri ju ka kritikuar juve se ndërsa duhet të ishit aty, ndërkohë që ju ishit në çadër. Çfarë qëndrimi keni?

Nuk mund të jem në një aktivitet në një moment që nuk isha i ftuar dhe kemi një ndryshim thelbësor me zotin Rama.

Është një simpatizant i pashërueshëm i monologut zoti Rama ndërsa personalisht preferoj dialogun.

Është e vetmja mënyrë për të arritur komunikimin njerëzor politik kaq të domosdoshëm në vendin tonë. Narcicizmi është një burim i pashtershëm monologjesh delirante pa kuptim, pa përmbajtje, pa rezultate.

Si ju duket politika shqiptare?

Fakti i të qenit i vjetër në politikë po më krijon një sfidë të përditshme që të përpiqem të rinovoj idetë e mija dhe kjo duhet të jetë një sfidë për gjithë politikanët dhe jetën politike të vendit./albeu.com/

Shtuar më 26/03/2017, ora 11:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori