Ambasadori holandez në Tiranë Van den Dol shprehu pakënaqësi për mënyrën se si u
zgjodh Presidenti i ri i Republikës.
"Kreun e ri të vendit Bujar Nishani e respektoj si politikan, por u zhgënjeva nga mënyra se si u
zgjodh. Ndërkombëtarët kërkuan një proces gjithëpërfshirës për Presidentin, por ai ishte i njëanshëm", tha Van den Dol.
Ambasadori, i cili e dha këtë deklaratë në Voskopojë, ku ndodhet për një takim theksoi se Shqipëria ka plotësuar vetëm një nga 12 kriteret për statusin, atë për Avokatin e Popullit. /albeu.com/
Shtuar më 26/06/2012,
ora 12:31