Valixhja me drogë, ja kush është bjondia nga Lushnja që u kap nga policia greke (FOTO LAJM)

Policia greke ka vënë në pranga ditën e djeshme një shqiptare e cila ushëtonte me valinxhe me drogë.

Mësohet se arrestimi është bërë në Igumencë, teksa 22- vjeçarja priste autobuzin.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se e arrestuara është identifikuar si Emiljana Kokoni 22 vjeç.

22-vjeçarja nga Lushnja kishte marrë një taksi në Sarandë dhe më pas ka kaluar Qafe-Botën deri në doganën greke.

Pasi ka zbritur në doganë, 22 vjecarja ka marre autobusin Mavromat-Igumenice, ndërsa me vete kishte vetëm një çantë dore, jo valixhe.

Në fshatin Asproklis, Igumenicë shqiptarja ka kërkuar të ndalojë autobusi dhe nga një person i paidentifikuar ka marrë një valixhe. Autobusi më pas ka ndaluar në stacionin e Igumenices, ku ajo ka zbritur dhe po priste autobusin e radhës për në Athinë. Pas kësaj, ka ndërhyrë policia dhe e ka arrestuar.

Valixhja dyshohet se ka kaluar nga kufiri i gjelbër deri në Asproklis ku i është dorëzuar më pas lushnjares që u arrestua në stacion. Pas kontrollit, në valixhen e saj janë gjetur dhe sekuestruar 4 pako me 13 kg e 616 gram marijuanë, ndërsa dyshohet se kishte si destinacion Athinën./albeu.com/



Shtuar më 02/02/2017, ora 10:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori