COVID-19/ Duro: Janë kryer 8 mijë testime serologjike tek 4 mijë mjekë në Shqipëri

Prof. Vjollca Durro nga Laboratori i Mikrobiologjisë në QSUT, thotë se në Shqipëri janë kryer mbi 8 mijë testime serologjike.

“Deri dje, më datë 7 korrik 2020 në laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT janë kryer 8020 testime serologjike (IgG dhe IgM) që do të thotë testime të kryera në 4010 individë.

Testimi serologjik për SARS COV2 përfshin testimin për antitrupat IgG dhe IgM, pra siç kuptohet qartë, një person kryen dy teste serologjike për antitrupat ndaj SARS COV2”, u shpreh prof. Duro.

Rezultatet e deritanishme tregojnë se përqindja e pozitivitetit është 5.6%, çka sipas saj, tregon se nuk ka përqindje të lartë të antitrupave tek bluzat e bardha.


Shtuar 8.07.2020 17:41