Valë shkarkimesh në SHISH
Visho Lika
Pas emërimit të drejtorit të ri të Shërbimit Informativ Kombëtar, Visho Ajazi Lika, janë larguar dhe dorëhequr dhjetëra punonjës. Sipas ish-punonjësve, vala e parë e largimeve pritet të mbyllet më datën 10 tetor.


Ndërkohë që kanë nisur zëvendësimet e para, intervistat, aplikimet nëpërmjet dorëzimit të jetëshkrimeve e dosjeve me dokumentacionin e kërkuar, për t’u emëruar në radhët e pranimeve të reja. Kështu, nëse kandidatët për punonjës kualifikohen në fazën e parë, vijojnë me etapat e tjera të punësimit. Drejtues drejtorish kanë dhënë dorëheqjen pas uljes në detyrë që u është propozuar.

Sipas burimeve të “Shqip”, Shërbimi Informativ Shtetëror, SHISH, është përfshirë nga vala e parë e shkarkimeve të punonjësve. Duke nisur nga fillimi i muajit shtator në këtë institucion, janë lëshuar shkresat për largime nga puna, por edhe janë firmosur dokumentet për dorëheqje nga detyra. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2012, ora 11:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori