Valë arrestimesh në Tiranë, në pranga biznesmenë të njohur
Një valë e gjerë arrestimesh janë kryer nga policia e Tiranës, në aksionet kundër informalitetit.

Pas kontrolleve të banesave janë arrestuar 10 persona, 4 janë shoqëruar dhe 2 në kërkim. Në mesin e tyre janë biznesmenë firmash ndërtimi, të cilët akuzohen për mashtrim me skemën e TVSH-së.

Aksioni i policisë së kryeqytetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës ka nisur prej dy ditësh dhe vijon ende në këto momente. Mësohet se gjithsej nën hetim janë rreth 50 biznesmenë. Dyshohet se ata kanë kryer veprën penale “Mashtrimi në subvencione”.

Të arrestuarit i kanë shkaktuar miliona lekë dëme shtetit.
Shtuar më 04/09/2019, ora 22:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori