Valbona Sako inaguron ambulancën, komentuesit i nxjerrin "bojën": E ka ndërtuar Dako 2 vite më parë
Kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako ka inaguruar një qendër shëndetësore në fshatin Xhafzotaj.

Me anë të një postimi në Facebook, Sako shkruan se rinovimi i qendrës është mundësuar falë bashkëpunimit të disa partnerëve të huaj dhe vendas.

Por komentuesit nuk e kanë kursyer Sakon, duke i nxjerrë në pah edhe marifetin e bërë nga ajo. Sipas tyre, qendra shëndetësore ka qënë rindërtuar në kohën e paraardhësit të saj, Vangjush Dakos plot dy vite më parë.

"Kjo është një punë shumë e bukur për komunitetin tonë e nderuar znj.kryebashkiake por kjo punë është investim nga ish-kryebashkiaku Vangjush Sako dhe mendoj që ky inagurim është pak i padrejtë sepse të gjithë duhet të marrim meritat tona dhe jo të punojmë në këtë mënyrë", shrkuan një prej tyre.

"Kjo qendra sikur ka qënë e bërë që në kohën e Vangjush Dakos apo tani prihet shiriti. Gjithsesi ishalla shtohen më shumë investimet", shprehet një tjetër.

Por këto komente janë fshirë duke lënë vetëm ato pozitive që thurin lavde ndaj punës së vjedhur të Dakos.
Shtuar më 06/10/2019, ora 10:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori