Valë e nxehtë në Maqedoni me temperatura mbi 35 gradë
Albeu.com
Meterologët parashikojnë temperatura mbi 35 gradë Celsius gjatë ditëve të ardhshme, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka rekomanduar qytetarët që të evitojnë ambientet e hapura dhe diellin.Enti për Meteorologji bëri të ditur se prej nesër në vend do të mbizotërojnë temperatura të larta prej 35 gradë Celsius ndërsa indeksi i rrezeve ultravjollce do të jetë 8. Temperatura më e lartë do të jenë të mërkurën dhe të enjten, edhe ate 36 gradë Celsius.
Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë disa masa për të qenë në gatishmëri për të përballur këtë valë të nxehtit. Rekomandimet e kësaj ministrie për qytetarët janë që të evitojnë qëndrimin në diell, ambientet e hapura, sidomos gjatë kohës prej orës 11.00-16.00. I bëhet thirrje të sëmurëve kronikë që të evitojnë ambientet e hapura dhe në mënyrë të rregulltë të marrin ilaçet e nevojshme.
Ministria e Shëndetësisë rekomandon qytetarët që të konsumojnë ushqime të lehta, ujë dhe pije joalkoholike, veshje të lehta dhe të bardha dhe të evitohen ushqime me kolesterol dhe ushqime të rënda. Ministria e Shëndetësisë i bëri thirrje të gjitha spitaleve të vendit që të jenë në gatishmëri në këtë periudhë të valës së nxehtë. Sipas meterologëve, ulja e temperatura pritet të bëhet në fund të javës.
Shtuar më 27/05/2008, ora 15:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori