Vala e frikshme e tërmeteve, lëkundje të tjera në jug
Në vetëm 3 ditë, Shqipëria është prekur nga 520 goditje tërmeti.

E gjithë Shqipëria është e rrezikuar nga tërmetet, për shkak të aktivitetit të dendur tektonik, sidomos në zonat bregdetare jonike dhe adriatike.

Por vendi është përfshirë sërish nga lëkundjet, në vazhdimësi të këtyre dy ditëve, ndërsa magnituda ka qenë më e vogël se 4.

Ndërkohë rreth orë 17:28 kanë qenë lëkundjet e fundit, por kësaj here epiqendra ka qenë në Jalë, Himarë, me magnitudë 2.2, ndërsa rreth të njëjtës orë është ndjerë sërish në Durrës, me magnitudë 2.7, e me epiqendër në Hamallaj.
Shtuar më 06/07/2018, ora 19:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori