Valë ndryshimesh në Policinë e Shtetit/Ermal Muça emërohet drejtor në Lezhë
Dritan Lenja, i cili mbante postin e drejtorit të policisë së Lezhës, ia ka lënë vendin në këtë detyrë Ermal Muçës. Lenja ishte pezulluar nga detyra që në muajin korrik, pas disa akuzave të ngritura ndaj tij, nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.

Nga ana tjetër, Ermal Muça, deri më tani mbante postin e zv.drejtorit për Krimet në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.

Muça ishte emëruar tek Sektori i Krimeve të Rënda në policinë e kryeqytetit në 5 maj të 2015. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2016, ora 15:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori