Kompania Astra
Zeneca që po bashkëpunon me universitetin e Oksfordit për të sjellë sa më shpejt vaksinën e koronavirusit që ka rezultuar me
efektivitet 90%, do të kushtojë 3 euro.
Ndërkohë mësohet se kjo vaksinë mund të
ruhet deri në 6 muaj në një temperaturë -2 gradë.
Sipas shkencëtarit kryesor të OBSH-së, Soumya
Swaminathan, avantazhi i vaksinës është se mund të
ruhet në temperatura të zakonshme në frigorifer, ndryshe nga vaksinat e tjera që kërkojnë pajisje të vecanta.
"Kjo natyrisht ka përparësi të mëdha logjistike për transportimin dhe shpërndarjen e kësaj vaksine në qytete dhe fshatra dhe zona rurale në të gjithë botën.
Dhe ne shpresojmë që të ketë më shumë vaksina të tilla, të cilat janë më të qëndrueshme në nxehtësi", tha
Swaminathan.
Sapo të marrë aprovimin se është efikase ndaj Covidit, AstraZeneca do të nisë punën për të prodhuar 3 miliardë dozat e para.
Shtuar më 25/11/2020,
ora 20:00