Vaksina anti-COVID-19, Manastirliu: Qeveria ka parapaguar për 20% të popullatës
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se qeveria shqiptare ka parapaguar përmes
Covax vaksinë për 5750 mijë qytetarë, ose 20% e
popullatës.
Megjithatë ndryshe nga vendet e Bashkimit Europian apo rajonit, që tashmë kanë pak a shumë të qartë kohën kur do të nisë vaksinimi, Shqipëria duket se nuk ka një datë konkrete të nisjes së vaksinimit.
Mamastirliu shpjegoi në ‘Opinion’, se nuk ka një afat të qartë, por më shumë informacione do të kemi në dhjetor.
“ Janë 3 kandidatë potencial që mund të vijë tek ne AstraZeneca, është Sanofi dhe është edhe Novavax. Vlerësohen disa etapa. Qeveria shqiptare ka parapaguar për 570 mijë qytetarë, 20% të
popullatës dozat e vaksinës përmes instrumentit të
Covax.
Covax përfshin 10 kompani që punojnë opër prodhimin e vaksinës. Duke bërë parapagimin Shqipëria ka hyrë në kandidatët pontencialë për vaksinën”, tha Manstirliu ndërsa shtoi se Shqipëria ka të drejtë të shohë edhe oferta të tjera ose të largohet nga bashkëpunimi me
Covax, por më shumë informacione do të kemi në fillim të muajit dhjetor.
“Të parët që do të targetohen nga
vaksina janë grupet e rriskut, duke filluar nga personeli shëndetësor, mësuesit, policët. Ekspertët kanë vendosur që fillohet me 20%”, tha Manastirliu, teksa pohoi se
vaksina nuk do të jetë falas dhe nuk është e detyrueshme.
Shtuar më 26/11/2020,
ora 22:04