Vajzën e merrnin me radhë në shtëpi! Përdhunuesit rrëfejnë detajet tronditëse
Shtatë adoleshentët nga Kavaja të akuzuar për përdhunimin e një 14-vjeçareje, kanë dalë sot para gjyqtares Nurjeta Tafa në gjykatën e Durrësit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se të gjithë djemtë e arrestuar e kanë pranuar që kanë kryer marrëdhënie seksuale me të miturën. Ata kanë thënë se e merrnin vajzën në shtëpitë e tyre pas përfundimit të mësimit.

Sipas të njëjtave burime, djemtë i bënin presion 14-vjeçares dhe e detyronin të shkonte në banesat e tyre njëri pas tjetrit, kur prindërit e tyre ndodheshin në punë.

Për këtë ngjarje janë marrë në pyetje mësuesja kujdestare dhe drejtoresha e shkollës “Rilindja”, të cilat gjatë marrjes në pyetje kanë thënë se nuk dinin gjë për këtë rast, raporton Durrëslajm.

Të mirurit janë marrë në pyetje në prani të psikologes në polici por edhe në gjykatë.

Vajza e mitur ka pranuar përdhunimin nga djemtë dhe ka rrëfyer për kërcënimet dhe abuzimet që I janëe kryer, në prani të psikologes dhe punonjëses sociale.

Mbi këto dëshmi, pritet që prokuroria e çështjes në Durrës, Oltiana Çifligu, të kërkojë arrest me burg për 7 të arrestuarit.

Para nisjes së seancës së rivlerësimit të masës së sigurisë familjarët e 7 djemve të mitur jane konfrontuar me gazetarët duke i ofenduar. Ata kërcënuan gazetaret që të mos bëjnë publike ngjarjen.
Shtuar më 04/02/2019, ora 17:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori