E FUNDIT/ Të shtëna me armë në Tiranë
Vajzat "vdesin" për djemtë e këqinj! Aksidente, drogë e vrasjet që i përndjekin “ VIP-et” shqiptare

Të bukura, të suksesshme, luksi e jeta e tyre është për t’u patur zili…

Kjo është përshtypja e parë për vajzat e famshme e yjet e instagramit në Shqipëri.

Të njohura e të panjohura, në Shqipërinë e varfër e cila po braktiset cdo ditë nga të rinjtë, vajzat e famshme të televizionit dhe Instagramit jetojnë të zhytyra në “luks”.

Disa njihen për talentin, disa për bukurinë por pjesën më të madhe prej tyre I bashkojnë skandalet.

Të dashur problematik, sherre, vrasje e aksidente këto janë vetëm disa nga skandalet që kanë shpërthyer në mediat shqiptare, të cilat në fakt nuk kanë bërë asgjë tjetër vetëm sa i ka promovuar vazhdimisht “VIP-et”.

Albeu.com ju rëndit vetëm disa nga vajzat e skandaleve në Shqipëri, të cilat me faj apo pa faj janë vënë në qëndër të ngjarjeve të bujshme.

Ilda Bejleri:

Prezantuesja simpatike sportive gjithmonë është vënë në qendër të vëmëndjes për shkak të pamjes së saj e cila në shumicën e kohës është shumë provokuese por edhe për lidhjet intime të dyshuara.

Së fundmi, ajo akuzohet zyrtarisht për aksident, ndodhur dy ditë më parë në Tiranë.

Bejleri dyshohet se ka përplasur me makinë një zonjë e cila po kalonte rrugën dhe as që është ndalur të pyesë për gjendjen e saj shëndetësore.

Zonja e lënduar, foli publikisht mbi ngjarjen dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.

Ndërkohë Beljeri vazhdon të mohojë ngjarjen duke pretenduar se zonja në fjalë dëshiron të përfitojë para prej saj.

Oriola Marashi:

Një ndër vajzat më të bukura në Shqipëri, karriera e të cilët vazhdon jashtë kufijve të Shqipërisë, u akuzua në media se është ndaluar nga policia dhe i është gjetur drogë.

Por lajmi në fjalë është mohuar nga e ëma e Marashit, pasi në kohën e publikimit të lajmit modelja gjendej në Vienë dhe jo sic u tha se është ndaluar nga policia në Tiranë.

Kejvina Kthella:

Modelja simpatike dhe ish-velina e Ermalit njihej si një vajzë paqësore deri në momentin që bashkë me Oriola Marashin debatoi keq me Einxhel Shkira, debat i cili dyshohet se përfundoi në sherr fizik.

Por jo vetëm kaq, Kejvina Kthella dyshohet se kishte lidhje me të akuzuarin për atentatin ndaj prokurorit Ndoj, Redjan Rraja.

Kejvina e ka mohuar të ketë pasur një lidhje intime të akuzuarin i cili është edhe i martuar por për shkak të përgjimeve, asaj iu desh të paraqitej në Prokurori.

Nertila Kapaj ose ndryshe Vajza e 500 trëndafilave.

Nertila Kapaj, e njohur si vajza e bukur e lidhur me të fortin e Tiranës, Jetmir Dollapi i cili ndërroi jetë gjatë një aksidenti me motor, nuk u ndahet telasheve.

Rreth një javë më parë modelja Nertila Kapaj është shoqëruar në Komisariat bashkë me biznesmenin e njohur nga Durrësi, Dashamir Gjokën.

Kapaj ka qënë duke udhëtuar me makinën e saj tip “X6”, por ende nuk dihet lidhja e saj me Gjokën dhe arsyeja e shoqërimit të saj.

Elvana Gjata:

Këngëtarja shumë e dashur për shqiptarët Elvana Gjata, është padyshim një ndër këngëtaret më të njohura dhe më të famshme në vend për hitet e saj të padiskutueshme.

Por fama e saj mori një tjetër rrjedhë kur u bë pjesë e një përplasje të përgjakshme me armë në Ish-Bllok muaj më parë, ku dhe humbi jetën një shtetas.

Gjata mësohet se është aktualisht e fejuar me Ermal Metën, një person i njohur për policinë në Shqipëri.

Pas ngjarjes u theksua se Gjata nuk kishte lidhje me sherrin që përfundoi në tragjedi, përvec lidhjes së saj romantike me “djalin” e keq i cili nuk rezulton i arrestuar për ngjarjen në fjalë. /albeu.com/

Shtuar më 14/02/2020, ora 23:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori