Vajzat e aksidentit të Himarës refuzojnë dëmshpërblimet
Studentet e tragjedisë së Himarës nuk kanë pranuar të firmosnin dokumentat e dëmshpërblimit nga kompania e sigurimit duke i konsideruar shumat qesharake.

“Na pritën në një nga zyrat e tyre dhe secilës i komunikuan shumën që do të përfitonte. Mua më thanë se shuma është vetëm 4 milionë lekë të vjetra. Kjo shumë është përcaktuar, pasi sipas tyre nuk kemi dëmtime aq serioze. Unë nuk e pranova këtë shumë, pasi për mua është tallje. Të mbetem sakate e të marr 4 milionë lekë. Kjo është vërtet një fyerje. Doja të ikja jashtë shtetit për të bërë ndërhyrje kirurgjikale, pasi këtu dihet si është, por me këto para nuk mund të bëj asgjë. Për këtë arsye nuk i pranova”, është shprehur studentja Dedja për gazetën Shqip.


Gjithashtu kompania ka pohuar se nuk do të dëmshpërblejë Eriselda Guvberen dhe Florije Peçin, pasi ka mbuluar shpenzimet e tyre gjatë kurimit jashtë vendit. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2013, ora 10:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori