Qarkullonin me kokainë në makinë, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Policia italiane ka arrestuar dy shtetas shqiptarë (të lindur në 2001 dhe 1993), të dy të pastrehë në Itali, në flagrancë dhe pazar droge.

Policia, pas lëvizjeve të dyshimta të të rinjve, ka vendosur t’i kontrollojë. Sapo policia ka nisur kontrollin, njëri prej djemve ka tentuar të fsheh një zarf të mbyllur, në të cilën u gjet 1 gram kokainë.

Pas gjetjes së kësaj sasie të vogël, policia kuptoi se ata mund të fshihnin dhe sasi më të mëdha dhe thelluan kontrollin në mjetin e tyre.

Gjatë kontrollit, ushtria gjeti 22 doza që përmbanin 17 gramë kokainë brenda. Gjithashtu janë gjetur edhe dy aparate celularë dhe 1000 euro cash, të ardhura të mundshme nga aktiviteti i tregtimit. Të rinjtë shqiptarë janë dërguar në burg./albeu.com

 


Shtuar 13.09.2022 09:09