Vajza shqiptare tregon tmerrin rrugës për Greqi: Si na e punoi agjensia (FOTO LAJM)

Pëlqej
Udhëtimi i një vajze të re shqiptare nga Shqipëria drejt Greqisë, aty ku jeton prej vitesh, ka rezultuar një tmerr i vërtetë.

Kjo për shkak të moskorrektësisë së agjencive shqiptare të cilat abuzojnë, duke prerë më shumë bileta se vendet që ka autobuzi i transportit.

Vajza në fjalë ka rrëfyer për albeu.com detajet nga prerja e biletës deri tek rrumuja e debati për vendet e paguara ku pretendohej të ulej ajo, së bashku më vëllanë.

Dëshmitarja tregon se biletat drejt Greqisë janë prerë dy ditë më parë, dhe agjencia në fjalë ka pranuar t'i marrë dy pasagjerët në Lushnje.

Por si duket, agjensia ka prerë bileta më shumë se ç’duhet pasi pavarësisht se biletat ishin prerë, autobuzi ishte mbushur plot me pasagjerë.

"Autobuzi nuk ndaloi në vendin ku duhej të ndalonte për të na marrë.

Arsyeja e shoferit ishte se nuk kishte vende, pavarësisht se në e kishim blerë biletën dy ditë më parë.

Nuk do të kishte ndalur nëse ne nuk do t’i dilnim autobuzit para duke rrezikuar dhe ndonjë aksident …"- tregon vajza për Albeu.com.

Ndër të tjera dëshmitarja tregon se pas këmbënguljes ajo arriti të ulej por duke ngritur dy pasagjerë të tjerë nga vendet, duke shkaktuar kështu një kaos të vërtetë gjatë një udhëtimi që zgjat plot 10 orë.

Ajo rrëfen se kishte pasagjerë të cilët kishin ngelur në këmbë pa vende, dhe ishin ulur tek shkallët, ashtu si edhe vëllai i saj.

Rrëfimi i plotë i vajzës

Të udhëtosh drejt Greqisë nga Shqipëria me linjat e autobuzit nuk është aspak e sigurt.

Pavarësisht se kisha prerë dy bileta tek një ndër linjat më të "mira" në Shqipëri, Top Lines, udhëtimi drejt Greqisë rezultoi një skandal i vërtetë.

Së pari, autobuzi nuk ndaloi në vendin ku duhej të ndalonte për të na marrë.

Arsyeja e shoferit ishte se nuk kishte vende, pavarësisht se në e kishim blerë biletën dy ditë më parë.

Nuk do të kishte ndalur nëse ne nuk do t’i dilnim autobuzit para duke rrezikuar dhe ndonjë aksident.

Së dyti, agjencia kishte prerë më shumë bileta se sa kishte vende tek autobuzi, duke bërë që udhëtarët të qëndrojnë 10 orë në këmbë ose të ulur tek shkallët.

Pas debatit për vendet, unë arrita të gjej një vend pasi shoferi çoi në këmbë dy pasagjerë, por vëllai im iu desh të kalonte të gjithë udhëtimin tek shkallët.

Tek shkallët gjendej edhe një gra, ndërkohë fëmijët mbaheshin në prehër pasi nuk kishte vende dhe pse bileta ishte e paguar e gjitha. Kjo është absurde dhe e papranueshme. /albeu.com/






Shtuar më 19/08/2018, ora 15:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori