Mbytja e anijes ku humbën jetën 79 emigrantë, dëshmi tronditëse nga të mbijetuarit: Trafikantët na dhunuan, 6 persona u therën me thikë

Detaje të rënda janë publikuar nga tragjedia në brigjet greke ku humbën jetën 79 persona pas mbytjes së anijes.

Mediat e huaja raportojnë se në bord janë gjetur gjashtë persona të cilat thuhet se janë goditur me thikë.

Sipas informacioneve të marra nga personat e shpëtuar, kjo ngjarje e rënë ka ndodhur para se të hynin në zonën greke të kërkim shpëtimit.

Nuk është e qartë nëse incidenti ka ndodhur mes trafikantëve dhe emigrantëve apo mes grupeve rivale.

Gjithashti një nga të mbijetuarit ka thënë se trafikantët i kanë dhunuar.


Shtuar 18.06.2023 17:43