Vajza rri 7 orë mbi makinë për të parë nga dritarja nënën me COVID-19
Një vajzë italiane ka qëndruar me orë të tëra mbi kabinën e makinës në këmbë, për të parë nënën e saj të infektuar me COVID në dritaren e spitalit.

Fotoja është shkrepur nga një banor që jetonte afër spitalit, “Salvatore Amura”.

Ai ka treguar shpresën e vajzës për të parë nënën e saj, e cila ndodhet e shtruar në spitalin Covid në Como të Italisë. Ajo ka qëndruar rreth 7 orë në këmbë duke shpresuar se do të shikonte nënën e saj.

“Në këtë situatë ndodh të shohësh familjarë dhe miq të cilët përpiqen të përshëndesin njerëzit e tyre, t’i bëjnë ata t’i ndjejnë afër, kjo është një fotografi që e bën zemrën të ndjejë.

Vajza qëndronte aty dhe nuk dorëzohej nga ora 10 e mëngjesit, deri në 5 pasdite, momenti kur unë bëra foton. Shpresoj që kjo situatë të mbarojë e çdo gjë të kthehet normalitetit”,- shkruan Salvatore në rrjetin e tij social.

Shtuar më 24/11/2020, ora 19:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori