EMRI/ Plasin të shtënat në Kukës, plagoset 34-vjeçari, arrestohet autori

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para pak minutash në fshatin Shtiqen të Kukësit.

Burime bëjnë me dije se shtetasi me inicialet B.M ka plagosur me armë shtetasin me inicialet Festim Axhami, 34-vjeç,

Shtetasi F.A ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se plagosja ka ndodhur për çështje pronësie në këtë fshat.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërkohë kapet autori i dyshuar i plagosjes./albeu.com


Shtuar 24.04.2022 16:26