Një vajzë e re vetëm 20 vjec ka rënë pre e një 18 vjecari i cili e shantazhonte prej kohësh në rrjete
sociale.
V.SH 18, në
Fier është në hetim nga Prokuroria me akuzën “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
I riu i ka marrë edhe lekë në sajë të shantazheve vajzës e cila duket se ka gjetur guximin dhe e ka paditur djalin me të cilin burimet thanë se ka pasur një lidhje intime.
Njoftimi
Më datë 04.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor
Fier, për shtetasin V.SH, vjeç 18, pasi më datë 21 dhe 27.02.20018, i ka marrë 50 mijë lekë, me anë të mesazheve shantazhuese në rrjetet
sociale shtetases I.V, vjeç 20. Neni 109/bi Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2018,
ora 17:13