Vajza në videon e Priftit u divorcua pas skandalit seksual
Menjëherë pas skandalit seksual, vajza në videon e Dritan Priftit është divorcuar nga bashkëshorti i saj. Me pak fjale, pamjet intime të videos së Dritan Priftit me vartësen e tij, janë bërë shkak që kjo e fundit të divorcohet nga i shoqi. Bashkëshorti i vajzës që ndodhet në videon me Priftin, i'u drejtua gjykatës më 12.07.2012, për të kërkuar divorc nga ajo.

Ja vendimi i gjykatës për divorcin:

"Me padinë ne gjykim pala paditese parashtroi se fillimisht marrëdhëniet midis bashkëshorteve kanë qenë shumë të mira. Ato janë karakterizuar nga dashuria, mirëkuptimi dhe respekti i ndërsjelltë midis bashkëshortëve.

Por sipas palës paditëse, me kalimin e kohës dhe veçanerisht ne dy vitet e fundit, marrëdheniet midis bashkëshortëve nuk kane qenë me të qëndrueshme, dhe në jeten e tyre bashkeshortore filluan të jenë prezente mosmarrëveshje dhe grindje të vazhdueshme të cilat vinin për shkak te ndryshimit te menyres se sjelljes se te paditures ne marredheniet ne çift.

Ajo filloi te mos permbushte rregullisht detyrimet e saj famijare si bashkeshorte, duke mbajtur nje qendrim neglizhent, ne permbushjen e tyre. Ne rrethanat sa siper, ne menyre te perseritur marredheniet bashkeshortore po karakterizoheshin nga mungesa e respektit, e sinqeritetit dhe e besimit te ndersjellte midis bashkeshorteve.

Gjithashtu ne perkeqesimin e marredhenieve bashkeshortore, sipas pales paditese, ka ndikuar edhe nderhyrja nga ana e personave te trete ne jeten e tyre bashkeshortore.

Edhe perfaqesuesi i pales se paditur, prapsoi në seancë gjyqësore se është e vërtetë se fillimisht marrëdhëniet midis bashkeshortëve kanë qenë shumë të mira.

Por me pas, sipas shpjegimeve te dhena ne seance gjyqesore nga perfaqesuesi i pales se paditur, angazhimi dhe impenjimi i vazhdueshem ne pune i pales se paditur, shpeshhere edhe me orare te zgjatura, ka krijuar tek paditesi keqkuptime dhe keqinterpretime, te cilat ne shume raste jane shoqeruar edhe me mosmarreveshje dhe grindje te vazhdueshme midis bashkeshorteve.

Ne keto kushte, marredheniet bashkeshortore kane filluar te zbeheshin gradualisht, per shkak se bashkeshortet nuk po gjenin nje gjuhe te perbashket te komunikimit midis tyre.

Marëdhëniet bashkëshortore janë tronditur thellë aq sa e paditura qe nga muaji janar i vitit 2012, eshte larguar nga banesa dhe qe nga ajo kohe, bashkëshortët kane ndërprerë jetesën e përbashket midis tyre, duke shkelur keshtu një detyrim ligjor që bie ndesh me parashikimet e nenit 55 te K.të Familjes sipas të cilit rezulton se bashkëshortët kanë detyrimin e jetesës së përbashkët me njëri-tjetrin.

Palët ndërgjyqese deklaruan në seance gjyqësore që gjykata të mos shprehej lidhur me fajesinë. Gjykata nuk arriti t’i pajtoje këto pale me gjithë përpjekjet e saj për pajtim, të bëra në seancën e pajtimit konform nenit 134 të K.të Familjes.

Gjykata ve ne dukje se martesa duhet te bazohet ne mirekuptimin e ndersjellte te bashkeshorteve si dhe bashkarisht te dy bashkeshortet duhet te bashkepunojne ne interes te familjes dhe te bashkejeteses.

Ajo duhet te bazohet ne ndjenjen e dashurise, respektit dhe mirekuptimit reciprok, si baza e unitetit ne familje.

Ne çeshtjen objekt gjykimi rezultoi e provuar se ky bashkepunim ne interes te familjes dhe te bashkejeteses, eshte bere i pamundur, pavaresisht kendveshtrimit te ndryshem te shkaqeve te mosfunksionimit te marteses te parashtruara nga ana e te dy paleve ndergjyqese, si dhe pohohet edhe nga vete palet qe bashkeshortet kane mbi 6 muaj qe jetojne te veçuar nga njeri-tjetri.

Ne rrethanat e parashtruara me lart, në kushtet e pamundësisë për të ruajtur apo rikrijuar bashkimin shpirtëror dhe material midis bashkëshorteve, Gjykata çmon se marëdhëniet bashkëshortore janë tronditur thellë pasi jetesa e përbashkët është bërë e pamundur dhe se martesa “de facto”e ka humbur qëllimin e saj dhe e si e tillë duhet zgjidhur.

PËR KËTO ARSYE:

Gjykata bazuar në nenin 126-306-309 e vijues të Kodit të Proçedurës

Civile;

VENDOSI:

Pranimin e kërkesë-padisë.

Zgjidhjen e martesës pa faj midis paditësit K.J. dhe të paditurës M.M. /albeu.com/






Shtuar më 02/10/2015, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori