Vajza me probleme mendore në Vlorë djeg nënën 84 vjeç
Një vajzë e cila është me probleme mendore ka djegur nënën e vetë 84 vjeçare në qytetin e Vlorës. Bluzat e bardha konfirmojnë se e moshuara ndodhet në gjëndje kritike.

Policia bën me dije se vajza ka spërkatur me lëndë djegëse nënën e saj dhe ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës në lagjen "Pavarësia" në Vlorë.

Të njëjtat burime shtojnë se autore e ngjarjes është shtetasja Rita Shakaj, 55 vjeç, e cila vuan nga probleme mendore.

"Nga veprimet e para procedurale dyshohet se kjo shtetase është djegur me lëndë djegëse nga vajza e vetë, shtetasja Rita Shakaj, rreth 55 vjeç, e cila vuan nga shëndeti mendor", bën me dije policia. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2015, ora 11:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori