Vajza masakron me thikë të riun, niset me urgjencë drejt Traumës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Lezhës, ku një konflikt mes dy të rinjve ka përfunduar me plagosjen e djalit dhe arrestimin e autores.

24 vjecarja, identiteti i se ciles nuk behet i ditur ka plagosur me thikë shtetasin e identifikuar si Anton Shyti.

Ngjarja ka ndodhur për motive që mbeten ende të paqarta. Vajza ka rene ne pranga, ndersa penalisht eshte proceduar edhe i plagosuri, raportoi policia.

Mësohet se i riu ka marrë plagë të shumta në trup dhe është derguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi nga Policia e Lezhës:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetases F.M.,24 vjeçe, banuese në Lezhë, si dhe proçeduan penalisht shtetasin A.Sh.,banues në fshatin Barbullojë, Lezhë.

Gjatë një konflikti të çastit,në qytet Lezhë shtetasja F.M. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A.M.,i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale u referuan për veprime të mëtejshme, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.


Shtuar më 25/02/2020, ora 09:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori