Vajza e Topallit shpërthen kundër komunistëve: Gjaku s’bëhet ujë!
Vetëm një ditë një pas cermonisë përkujtuese së Pezës dhe shfaqja e veteranëve me portretin e Enver Hoxhës ka reaguar ashpër vajza e ish-kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli.

Megi Topalli me një shënim të gjatë në faqen e saj në FB, duke shkruar se “gjaku nuk behet uje” ka nderuar kujtimin e kryetarit të Konferences, Ndoc Coba, ish ministër i qeverise se Ismail Qemalit, kushëriri i nënës së saj, i cili më pas vdiq i torturuar, e për të cilin dje gjatë nderimeve nuk u tha asnjë fjalë.

Reagimi i Megi Topallit

“Nje vend qe harron deshmoret e vet, komprometon te ardhmen e tij”.

Dje ishte pervjetori i Konferences se Pezes.Nje date qe meriton nderim. Ate dite te 16 shtatorit 1942 shqiptaret bashkuan perfaqesuesit e tyre pa dallim bindjesh idesh dhe krahinash per te luftuar okupatorin ne emer te Shqiperise dhe lirise.

Qellimi i saj idealist u tradhetua shume shpejt. Kemi degjuar shpesh te thuhet se historine e shkruajne fitimtaret.Ne fakt ate e shkroi tirani me kalemxhinjte e tij, e tradhetoi dhe manipuloi ate.

Dje nostalgjiket e tij bij te tjetersimit dhe ideologjise e perkujtuan Enverin e tyre.Nje tjeter turp ne vargun e turpeve qe ndodhin cdo dite.Askush nuk u kujtua per Kryetarin e Konferences se Pezes,ministrin e qeverise se Ismail Qemalit, per intelektualin patriotin dhe politikanin shkodran Ndoc Coba i cili pak vite me vone do te vdiste nen torturat e regjimit komunist.

Nuk u kujtua shteti dhe institucionet, nuk u kujtuan partite sepse harresa dhe padija ju ka lebyrur ndergjegjen e cila funksionon vec per retorike politike dhe interesa personale.

Por gjaku nuk behet uje.

Kudo neper ngjarjet e medha te vendit tone Ndoc Coba shkelqen dhe mirnjohja e brezave eshte detyrim.

Pardje rrenuan shtepine e Prek Calit heroit te rrezistences antikomuniste personazhit me te lavdishem te qendreses ne te gjithe lindjen komuniste.

Por dua tju kujtoj te gjitheve fjalet e filozofit At Gjon Shllaku nje tjeter martiri te lirise.

Nje vend qe harron deshmoret e vet kompromenton te ardhmen e tij.

Personalisht jam krenare qe mbiemri i nanes sime eshte Coba. Nderim per Ndoc Coben,nderim per te gjithe ata burra e gra qe e deshen Shqiperine pa interes per te cilen dhane jeten duke na lene pas modelin sublim te idealizmit qe nuk shitet nuk blihet nuk korruptohet. /albeu.com/

Shtuar më 17/09/2017, ora 13:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori