Vajza e shkrimtarit Ismail Kadare zgjidhet zv/presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB
Besiana Kadare, e bija e shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare ka njoftuar se është emëruar zëvendës presidente në sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Shqipëria do të përfaqësojë Europën Lindore në OKB, përfshi Ballkanin, Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë, Armeninë etj.

STATUSI I BESIANA KADARESË

Krenare të njoftoj se Shqipëria merr postin e zëvendës Presidentit në sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara! Është një nder i veçantë të shërbejë si zv.presidente e këtij sesioni historik dhe mezi pres të punoj me Ambasadorin Volkan Bozkir, Presidentin e sapozgjedhur të Asamblesë së Përgjithshme nga Turqia.

Është një privilegj dhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme për t’i shërbyer vendit tim në këtë post të rëndësishëm, me një shikueshmëri të madhe në arenën ndërkombëtare.

Secili grup rajonal në KB përfaqësohet me një Zëvendës President në Asamblenë e Përgjithshme. Shqipëria do të përfaqësojë Grupin e Evropës Lindore (anëtarët e EEG përfshijnë Ballkanin, Evropën Lindore, Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë, Azerbaidjanin, Armenia etj.)
Shtuar më 01/07/2020, ora 10:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori