Vajza e sëmurë qëndroi ditë pranë nënës së pajetë, mësohet gjendja e saj
Maria Zia Markovska, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj mbrëmjen e djeshme, ndërsa pranë saj ndodhej vajza 9-vjeçare e cila vuante nga epilepsia.

Për fat të mirë, edhe pse e paushqyer, e mitura u dërgua menjëherë në shërbimin e Pediatrisë në spitalin e Pogradecit ku edhe mori shërbimin nga mjekët.

Shefi i këtij shërbimi, Behxhet Liçkollari ka thënë:

Vajza është rehidruar, ushqyer dhe i janë marrë ekzaminimet laboratorike. Jemi në kontakt edhe me shërbimin social për plotësimin e ekzaminimeve të nevojshme për rastin në fjalë. Momentalisht, gjendja e të miturës është e stabilizuar“.

Maria Zia Markovska u gjet e vdekur mbrëmë në banesën e saj, ndërsa dyshohet se kishte të paktën tre ditë që kishte vdekur.

Pritet që të jetë ekspertiza ajo që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së 45-vjeçares, por paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një vdekje nga mbidoza e ilaçeve.


Shtuar më 26/09/2020, ora 12:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori