Vajza e mbytur dje në liqen është gjetur e zhveshur
Lidhur me lajmin mbi mbytjen e një vajze rreth 25 vjeç në Liqenin Artificial të Tiranës, pas pesë orësh kërkimesh kufoma është nxjerrë nga uji por është konstatuar se ishte e zhveshur.

Qytetarët e pranishëm në ato çaste kanë thënë se një vajzë në moshë të re është parë të hidhej në ujë dhe të mos dilte prej andej pasi është fundosur.

Sipas dëshmitarëve, e reja ka ecur disa metra në këmbë dhe më pas në thellësi është hedhur në ujë, duke mos dalë më. Kufoma është dërguar në morgun e Tiranës, ku specialistët kanë nisur punën me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes së viktimës.

Ndërkaq, dyshimet kryesore të policisë janë për një vetëmbytje nga ana e 25 vjeçares, e cila deri mbrëmë në mesnatë ka qënë e paidentifikuar, pasi nuk kishte asnjë dokument me vete. /albeu.com/
Shtuar më 05/06/2015, ora 09:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori