Vajza e Gramoz Ruçit shpërthen në akuza ndaj Bashkisë së Tiranës: Na e ka fut sa krahu
Vajza e Gramoz Ruçit, Ridvana Ruçi me anë të një postimi në Facebook shprehet e revoltuar ndaj Bashkisë së Tiranës me në krye, Erion Veliaj.

Kjo pasi sipas saj ka dhënë një leje ndërtimi përballë pallatit ku ajo jeton.

Ridvana ironizon kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, se ka dhënë leje ndërtimi për një restorant, përpara sheshit të pallatit që siç shprehet ajo “u është shitur si pjesë funksionale për banorët e pallatit”.

“Subjekti ngre skelat gjigande direkt 5 ditë pas dhënies së lejes, firma e ndërtimit që na e ka fut sa krahu i ka dhënë deklaratë pëlqimi, megjithëse gjithë pallati është shitur 100% dhe konsenti duhet të ishte nga ne banorët e saj dhe jo nga ndërtuesi qe i ka shitur dyqanin, por punë e madhe”, shkruan Ruçi në postimin e saj.

Postimi i plotë:

Shemti me te madhe se kaq nuk mund te bente administrata e pushtetit vendor: leje ndertimi dhene subjektit privat restorant para sheshit te pallatit (mgjse na eshte shitur si pjese funksionale ne banoreve te saj).

Leja e ndertimi referon shesh publik aksesin para hyrjes se objektit, gjasme per ndertim tende me siperf 120m2, por e sigurisht subjekti ka rrethuar 420m2 (nje teknalitet i vogel ky kush pyet per kaq pak!).

Subjekti ngre skelat gjigande direkt 5 dite pas dhenies se lejes, firma e ndertimit qe na e ka fut sa krahu i ka dhene deklarate pelqimi, mgjse gjithe pallati eshte shitur 100% dhe konsenti duhet te ishte nga ne banoret e saj dhe jo nga ndertuesi qe i ka shitur dyqanin, por pune e madhe.

Gjoben per administrimin e ambjenteve te perbashketa e paguajme se konsiderohet se pallati eshte marre ne dorezim nga banoret, por ne kontekst te mos rregjistrimit te pallatit ndertuesi vijon ta quaje veten pronar per te ligjeruar abuzimin vandal te te gjitha paleve.

Me iku truri por ke te shaja, i thashe vetes ke pjesen tende ne kete abuzim: ne fund te fundit ti ke votuar per kete administrate dhe rri mbaji ere tani./albeu.com/
Shtuar më 02/10/2019, ora 17:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori