Vajza e Azem Hajdarit, kundër deputetëve të PD: Nxjerrja jashtë e Veliajt, shfaqje koti (FOTO LAJM)

Pëlqej
Rudina Hajdari, vajza e ish-liderit të dhjetorit Azem Hajdari ka dalë kundër veprimit të deputetëve demokratë sot në Kuvend, të cilët kërkuan nxjerrjen jashtë të kryebashkiakut Veliaj me argumentin se nuk ishte ftuar.

Përmes një postimi në Twitter, Rudina Hajdari shkruan se ajo shfaqje nuk i shërbeu as Teatrit dhe as aktorëve.

"Shfaqja e sotme në Komisonin e Medias nuk i shërbeu aspak kauzës së teatrit por u kthye në një boks politik & nuk dha asnjë rezultat. Përkundrazi, mos trajtimi i temës së Teatrit i shërbeu @erionveliaj dhe interesit tij të ngushtë por jo opozitës, artistëve & qytetarëve", shkruan Hajdari në Twitter duke marrë kështu edhe një "like" nga vetë Veliaj.
Shtuar më 19/06/2018, ora 16:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori