Vetëvritet me armë 57-vjeçari në Tiranë
Vajza e Azem Hajdarit: Krenari për mua të kandidoj për PD në Tropojë

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Vajza e Azem Hajdarit, Rudina në një intervistë në “Debatin në Chanel One” deklaroi për herë të dytë datishmërinë e saj për të qënë pjesë e partisë Demokratikë në Shqipëri.

“Tropoja është vendlindja ime dhe nëse më propozohet për të qenë deputete atje do ishte nder për mua”.

Pas 19 vjetësh Rudina Hajdari ka lënë SHBA ditëte fundit për të jetuar në Shqipëri dhe për të nisur një karrierë në politikë. Kryetari i PD Lulzim Basha e prezantoi pak ditë më parë atë si kordinatore për Marrëdhëniet me Jashtë në PD.

Ajo është vajza e vetme e Azem Hajdarit, kryetarit të parë të PD që në themelim, i cili u vra më 12 shtator 1998 në Tiranë. Rudina Hajdari ishte 11 vjeç kur i vranë të atin dhe 3 vite më pas ajo shkoi në SHBA për të vijuar shkollën e mesme dhe më pas universitetin.

Gjatë emisionit Rudina Hajdari tha se kërkon ta vazhdojë kauzën e të atit aty ku e la ai nëpërmjet angazhimit total në politikë.

“Natyrisht Shqipëria ka ndryshuar shumë këto vite dhe babai im bëri politikë në një kohë tjetër, por ideali i tim tim eti më bën mua të kem modelin për të bërë politikë për një Shqipëri më të mirë”, tha Rudina Hajdari./albeu.com/

Shtuar më 17/02/2017, ora 09:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së

Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së