Barcelona miqësore “luksi” me Man.City-n, Xavi publikon listën e të grumbulluarve

Barcelona do të luajë sonte në mbrëmje një ndeshje miqësore me Manchester Cityn në orën 21:30. Për këtë përballje trajneri Xavi Hernandez ka bërë publike edhe listën e lojtarëve të grumbulluar.

Në sy bie edhe prezenca e futbollistëve si Pierre-Emerick Aubameyangut dhe Memphis Depayt, të cilët pritet të largohen nga “Camp Nou” në ditët në vazhdim.

Ndërkohë, listës i mungon emri i Samuel Umtitit, i cili mund të përfundojë në ekipin italian, Lecce, por edhe i Martin Braithwaite, gjithashtu në largim nga Barça.