Vajza doli me ulërima! Banorët rrëfejnë tmerrin e pas rënies së ashensorit në Tiranë
foto ilustruese
Rënia e ashensorit në zonën e "Don Bosko-s" në Tiranë ka shkaktuar frikë tek banorët për kushtet teknike të mirëmbajtjes së tyre.

Policia ka dërguar pas heurave një administratorin e kompanisë së mirëmbajtjes së ashensorëve pasi ky i fundit kishte deklaruar se ai nuk kishte probleme teknike gjatë kontrollit të fundit.

"Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Don Bosko”, ku u rrëzua ashensori dhe për pasojë u lëndua një shtetase, policia ka arrestuar teknikun e ashensorit, shtetasin:

A. M., 49 vjeç, banues në Tiranë (teknik ashensori)", bën me dije policia.

Ngjarja ka shkaktuar panik gjatë ditës së djeshme tek banorët, ku disa prej tyre rrëfejnë për Albeu.com çastet e tmerrit.

"Vajza doli me ulërima nga ashensori që ra nga kati i katërt në të parin. Gënjejnë kur thonë se ishte ashensor biznesi", shprehet njëra prej banorëve të pallatit për Albeu.com duke rrëzuar kështu tentativat gjatë ditës së djeshme për të minimizuar ngjarjen.

Shtuar më 26/02/2019, ora 10:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori