Vajza del me shokët në një lokal nate, njëri prej tyre i vjedh një shumë marramendëse
Pëlqej
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë më 3 shkurt të vitit të kaluar. Një vajzë e identifikuar me inicialet G.H. me banim në Belgjikë, kishte dalë me dy shokët e saj në një disko në Tiranë.

Ajo kishte me vetë 1800 euro në portofol dhe 140 mijë lekë. Pasi është takuar në një diskotekë me me shokët e saj K.M. dhe L.R. në tavolinë është afruar edhe V.K. mik i dy shokëve të saj.
Për të paguar pijet, L.R. ka kërkuar një 50 mijë lekësh, ndërsa shtetasja G.H. ka nxjerrë portofolin dhe i ka dhënë 100 mijë lekë, duke ia falur ato shokut të saj, shkruan “Panorama”.

Por shtetasi V.K. ka parë se në portofolin e vajzës kishte goxha para dhe ka menduar t’i vjedhë ato.

VJEDHJA

Ndërsa po rrinin aty, shtetasi V.K. është larguar për në tualet ku është vonuar relativisht shumë dhe është kthyer sërish në tavolinë. Pas rreth 10 minutash, rreth orës 04:20, ata janë cuar dhe janë larguar të katërt me taksi ku kallëzuesja me L.R. kanë shkuar në banesë.

Të nesërmen, rreth orës 16:00, G.M. është zgjuar dhe ka porositur një picë dhe, kur ka hapur portofolin për të paguar picën, ka konstatuar se i kishin vjedhur shumën e mësipërme të parave.

Këta shtetas kanë dyshuar menjëherë se paratë i kishte vjedhur V.K. pasi ai e pa që G.M. kishte shumë lekë në portofol e ka kërkuar V.K. të dielën pa mundur ta gjejë. Të pasnesërmen L.R. e ka takuar V.K. në rrugën “Myslym Shyri“ dhe ai ka mohuar të ketë vjedhur lekët. L.R. i ka kërkuar të shkojnë bashkë të shohin kamerat e diskos ku kishin qenë dhe ai i ka thënë se ishte dakord por më pas është shmangur dhe nuk ka shkuar atje.

Nga ana e organit te akuzes eshte urdheruar kqyrja e pamjeve filmike dhe nga pamjet filmike të kamerave të diskos rezultoi se shtetasi V.K., në intervalin kohor 04:15 – 04:24, ka marrë portofolin e G.M. duke e futur poshte xhupit dhe është cuar nga tavolina duke shkuar në tualet. Më pas ai kthehet duke e futur portofolin e G.M. në cantën e saj.

Ky shtetas ka vënë në dispozicion të organit procedues një CD me pamjet filmike ku vërehet V.K. duke vjedhur portofolin e kallëzueses. Për këtë arsye, V.K. është dënuar me 2 vjet burg./Albeu.com/
Shtuar më 17/02/2017, ora 19:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori