Vajza 5 vjeçare dhe vëllai i saj jetojnë tri ditë me prindërit e vdekur në shtëpi (FOTO LAJM)

Një vajzë e vogël dhe vëllai i saj janë gjetur të gjallë në banesën e tyre tri ditë pasi prindërit e tyre kishin ‘vdekur nga ngrënia e turshive të helmuara’.

Familjarët e shqetësuar nuk mund të kontaktonin me Aleksandrin dhe Viktoria Yakunin, të cilët janë përshkruar si “çifti perfekt”.

Ata kishin humbur një mbledhje familjare dhe përfundimisht vajza e tyre pesë-vjeçare u përgjigj në telefon. Fëmija tha që babai i saj, 30 vjeç dhe mamaja, 25-vjeç, ishin duke fjetur për një kohë të gjatë dhe shtoi se babai i saj ishte “bërë i zi”.

Vajza po kujdesej për vëllain e saj një vjeçar.

Motra e Aleksandrit, Natalia Bakulina, 36 vjeç, u turr drejt banesës në zonën e Leningradit në Rusi dhe mbesa e saj hapi derën.

“Unë vrapova në …. dhe pashë gjithçka. Rashë përtokë dhe bërtita”- tha ajo. Prindërit kishin vdekur në shtrat.

Natalia thirri policinë dhe shërbimet e urgjencës, pastaj i veshi fëmijët dhe i nxori nga banesa në fshatin Bolshoye Kuzyomkino.

Mediat ruse thonë se helmimi nga ushqimi dyshohet si shkaku i vdekjeve. Punëtorit të impiantit të gazit Aleksandrit i ishte dhënë një vazo me turshi shtëpiake nga gjyshja e tij një ditë më parë. Kavanozi ishte hapur në kuzhinë, u raportua. Dyshohet se toksina botulinum nga turshitë është shkaku i vdekjes.

Toksina shkakton paralizë dhe madje vdekje përmes bllokimit të frymëmarrjes. Fqinji Mikhail Khomchenko përjashtoi helmimin me alkool, duke thënë se çifti nuk kishte pirë, shkruan panorama.

“Unë kam vetëm ndjenja pozitive për ta,” tha ai, duke theksuar se ata ishin një “çift i përsosur”. Fëmijët tani janë nën kujdesin e babait të Aleksandrit.
Shtuar më 23/10/2020, ora 20:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori