Ushtronte gjueti në Parkun e Prespës, arrestohet 54 vjeçari
Policia ka vënë në pranga shtetasin Y.ZH 54 vjeç, banues në fshatin Tren si dhe kanë nisur procedimin penal ndaj Sh.H, 51 vjeç, banues në fshatin Progër-Devoll, pasi kanë shkelur “Ligjin për Moratoriumin e Gjuetisë”.

Gjatë kontrollit në mjetin si edhe banesat e tyre iu gjetën e bllokuan 4 armë gjahu, një sasi municionesh luftarake, si edhe elektrikë dore të cilët përdoreshin për këtë aktivitet.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :

Y.Zh, 54 vjeç, banues në fshatin Tren.

Si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit: Sh.H, 51 vjeç, banues në fshatin Progër-Devoll.

Më datë 01.09.2017, gjatë kontrollit që shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll kanë ushtruar

në afërsi të fshatit Tren, brenda “Parkut Kombëtar të Prespës”, kanë konstatuar shtetasit Y.Zh dhe Sh.H, në mjetin për të cilët lindën dyshime se ushtronin gjueti të paligjshme në këtë zonë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e mësipërm, iu gjetën e bllokuan:

2 armë gjahu(Çifte),

2 ndriçues elektrikë si edhe një sasi fishekësh çifte.

Gjithashtu kontrollet e Policisë kanë vijuar edhe në banesat e këtyre shtetasve, ku konkretisht tek banesa e Ylli Zhulekut iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 armë gjahu (çifte) dhe 70 copë fishekë pistolete model 56, pa lejen e organeve kompetente.

Si edhe në banesën e shtetasit Sh.H, u gjet e bllokua një armë gjahu çifte.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale :

“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga nenet 278/4 e 280 të Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 01/09/2017, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori