Një grua në Fier i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë, ndërsa në pranga ka rënë bashkëshorti i saj, si i dyshuar lidhur me këtë akt të rëndë. Familjarët kanë deklaruar në polici se burri ushtronte dhunë të
vazhdueshme ndaj gruas së tij.
Ndodhur në këto kushte,
gruaja nuk e ka menduar më gjatë por i ka dhënë fund jetës. 44 vjeçarja T.
Senka është dërguar në spitalin e Fierit në gjendje të rëndë, për shkak se dyshohej se kishte pirë fotoksinë.
Nga hetimet e para të uniformave blu, dyshohet se shkak për këtë ka qene dhuna e
vazhdueshme e të shoqit, Faslli
Senka, rreth 50 vjeç. Familjarët janë shprehur se
gruaja dhunohej vazhdimisht nga i shoqi për shkak të xhelozisë së tij, por edhe sepse pinte. Nën akuzën për "shkaktim të vetëvrasjes", është bërë arrestimi i bashkëshortit të saj Faslli
Senka. Lidhur me këtë akt të rëndë, nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e gjithë detajeve të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2014,
ora 10:05