Ushtritë më të fuqishme të globit për 2019, ku renditen Shqipëria, Turqia, Greqia dhe Serbia (FOTO LAJM)

92-Shqiperia
Global Firepower Index (Indeksi Fuqisë Luftarake) përpiloi edhe për 2019 listën e fuqive më të mëdha ushtarake të botës duke u bazuar në 50 faktorë të ndryshëm duke filluar nga pozita gjeografike deri tek fuqia punëtorë, raporton Albeu.com.

Web-i nuk ka përfshirë në këtë vlerësim fuqinë e armëve bërthamore duke marrë në konsideratë tregues si numri i mjeteve luftarake të ajrit, raketat, këmbësorinë, marinën, rezervat e naftës, fuqinë punëtore, etj.

Në vlerësimin e këtij viti vërehet një rritje e ndjeshme e fuqisë ushtarake të Japonisë dhe të Tajvanit si një kundërpërgjigje ndaj agresivitetit të Kinës.

Sa i përket rajonit tonë, ushtria më e fuqishmë është ajo e Greqisë, e ndjekur nga Bullgaria dhe Kroacia.

Shqipëria renditet e pesta në Ballkan duke lënë pas Bosnjen, Maqedoninë dhe Malin e Zi, ndërsa ushtria e Serbisë vlerësohet më e fuqishme se e jona.

Global Fire Power nuk ka renditur ende ushtrinë e Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2019, ora 12:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori