"Urrejtje popullore për tradhtarin e kombit", Berisha sulmon ashpër Ramën
Ish-kryeministri, Sali Berisha i cili është shumë aktiv në rrjetin social “Facebook”, këtë herë ka komentuar thirrjet që i janë bërë Kryeministrit Rama nëpër stadiume.

Berisha shprehet se kjo është urrejtja popullore për tradhëtarin e kombit që sipas tij është kryeministri Rama.

Kujtojmë që pas rastit në stadiumin kombëtar, koret e tifozëve kundër kryeministrit janë dëgjuar edhe në Korçë dhe Vlorë.

Statusi:

Rama ik!

Po çahen stadiumet me “Rama ik”, nga urrejtja popullore per tradhetarin e kombit Edvin Hajdutin!
Sonte i gjithe stadiumi Loro Boriçi ne Shkoder usheton nga thirrjet “Rama ik”! sb /albeu.com/

Shtuar më 24/11/2019, ora 23:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori