Urimi i veçantë i Kryeministrit Rama për Shën Valentinin

Kryeministri i vendit, Edi Rama mbrëmjen e sotme në llogarinë e tij në Facebook i ka kushtuar një status ditës së Shën Valentinit.

STATUSI:

“Dashurimisht nga Valentini yt”

Shprehja e famshme e Shën Valentinit, shkruar, sipas traditës, në një pusullë për një konfidente të tij përpara se të jepte jetën si martir, lexohet qartazi në vështrimin e ekzaltuar të qytetarit sqimatar të Shkodrës, Pashko Ashikut – nëse nuk do ta kishte patur kështu mbiemrin, do të duhej t’ja kishim shpikur për këtë rast – i cili e “ha me sy” të zgjedhurën e tij të zemrës./Albeu.com/


Shtuar më 14/02/2017, ora 21:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori